TELEKOM ELECTRONIC BEATS STREET PARTY ‘18 EDHE MË I ÇMENDUR SE ‘17!

Pas një serie organizimesh me natyrë Urbane në kryeqytet, ne të Electronic Beats, prezantojmë eventin e radhës. Kultura Urbane është frymëzimi për eventet e organizuara rishtazi dhe për atë që do të vijë pas vetëm 8 ditësh.

Tashmë e dini për traditën e përvitshme dhe të famshme të Festës së Verës nga Electronic Beats. Dy nga rrugicat më të famshme të zonës së Ish Bllokut do të pushtohen nga njerëz të këndshëm (ju dhe miqtë tuaj) dhe muzika më e mirë. Që t’jua bëjmë përfytyrimin edhe më të gjallë, bëhet fjalë për rrugicën e Charls (nuk ka njeri në tokë që nuk e njeh rrezik) dhe atë të shumë bareve si Capriccio, Pepper, Dada, etj.

Këto dy rrugica jeni mësuar t’i shihni plot çdo të enjte, të premte dhe të shtunë, por kurrë aq plot sa do të jenë në datën 14 Mars, në një prej festimeve më të mëdha të harmonisë me natyrën. (Dita e Verës pra mo!)

Në datën 14 Mars përgatituni për 12 orë festime, 2 Skena, 3 rrugë dhe shumë surpriza në zemër të Tiranës.

Ky edicion ju sjell gjallërinë e “Fuqisë së Luleve” në një atmosferë të pazakontë për një ndër ditët më të shenjta pagane. Ju që doni të shtoni rrahjet e zemrës me muzikën e DJ-ve më trend të bareve të Tiranës dhe skenave ndërkombëtare, ndalesën e keni në rrugicën e Charls. Fanatikët e muzikës live, nga disa prej artistëve që i kemi më përzemër, do të pushtojnë rrugicën tjetër për një festim të gjatë.

Që të jeni edhe më të qartë për atë që do të dëshmoni në datën 14 Mars, ju prezantojmë listën e performuesve në të dyja skenat.

Nga njëra anë, energjia pushtuese e më të mirëve të skenave live, Alban Nimani dhe Bojken Lako dhe nga ana tjetër, një super line-up ndërkombëtar direkt nga Londra, Los Angeles dhe Barcelona, FlowDanKilla PGoldcap dhe AUDIOFLY.

Lista e performuesve është një ndër surprizat e datës 14 Mars, që po e ndajmë me ju, por jo e vetmja. Atë ditë do të bëheni pjesë e shumë suprizave të këndshme dhe të veçanta. Sepse, nëse feston me Electronic Beats duhet ta bësh siç duhet.

Mos harroni syzet e diellit, sepse ndriçimi i performancave më të mira do t’ju verbojë!

Deri atëherë, puc puc!

Kjo ishte çfarë ndodhi vitin e kaluar!