ZBULONI 36 PJESË FRANCEZE, ITALIANE DHE BELGE ME KËTË MIKSIM

Një koleksion i këngëve më interesante me sintetizues që keni dëgjuar ndonjëherë.

Ndiheni sikur doni të kaloni në një nivel tjetër sot? Ndoshta është momenti ta lini teknon mënjanë dhe të kaloni në një epokë të pasur sintetizuesish që shpërtheu në Europën e fillimit të viteve 80’. Kjo periudhë ishte koha kur bandat nga Franca, Italia dhe Belgjika krijuan muzikën më infektuese që parapriu revolucionin e muzikës house dhe tekno.

Falë DJ si Veronica Vasicka dhe studios së saj të produksionit Minimal Wave, një sërë miksimesh po shohin dritën e diellit. E megjithatë, një tërësi e konsiderueshme muzike nuk është zbuluar ende dhe miksimet si ai më poshtë janë mënyrat e duhur për të filluar rrugëtimin tuaj drejt zbulimimt të muzikës dance nga Europa. Të bërit bashkë të artistëve si Autumn, Deux, Isidore Ducasse dhe Mekanik Kommando, do t’ju bëjë të kuptoni se çfarë është muzika e vërtetë, Dëgjojeni listën e plotë më poshtë.