ZBULONI SE SI MUZIKA DANCE U KTHYE NË FENOMEN GLOBAL

Rave On: Global Experiments in Electronic Dance Music shqyrton zhvillimin dhe rritjen e muzikës dance në një industri internacionale.

Në librin e ri të Matthew Collins, gazetari shqyrton destinacione me famë për festat e organizuara si Ibiza e Las Vegas dhe komunitete kërcimi të fshehta në vende si Shanghai dhe Dubai.

“Përgjatë tre dekadave të fundit,” thotë shkrimtari, “muzika elektronike dance është përhapur në vende si këto duke u shndërruar në një kulture botërore dhe duke u mirëpritur e ndërtuar një shtëpi në vende të paparashikueshme, kjo për shkak të entuziazmit të fanatikëve, ikona e thyesve dhe energjikëve, të cilët e kanë pritur krahëhapur këtë muzikë dhe kanë ngritur komunitete të cilat e kanë atë në qendër.”

Libri – i cili vjen menjëherë pas publikimit të suksesshëm të autorit, i quajtur Altered States, i cili sjell historikun e kulturës së ekstazisë dhe muzikës acid house – do të dalë në 11 Janar. Lexoni më tepër për të këtu dhe porosisni një kopje këtu.